Lajmet e fundit

Në Shkodër u sekuestrua një arsenal armësh, ndërsa u arrestua një 61 - vjeçar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Armët u gjetën gjatë kontrollit në banesën e Pjetër Çunit. Policia zbuloi dhe më pas sekuestroi një mitraloz të lehtë, një pistoletë, dy pushkë 20-çe, një kallëp tritol, dy kuti me 20 kapsolla detonatori, 7 krehra me fishekë dhe 380 fishekë, raporton Shekulli.
61-vjeçari rezulton, i dënuar më parë me 20 vjet burg për vrasje. Arsenali i armëve u gjet gjatë kontrollit në banesë dhe në ambientet e jashtme të banesës, transmeton Klan Kosova.