Lajmet e fundit

Policia e Kosovës sot i ka sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike, në rrugën "Fahri Fazliu" në Fushë Kosovë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se ky operacion ishte kryer në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës.
"Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.