Lajmet e fundit

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, njofton se ka arrit të sekuestrojë tre armë.
Në njërin rast bëhet fjalë për fshatin Zhur të Prizrenit ku ëshët ftuar një i dyshuar që besohej se posedonte armë, përcjell Klan Kosova.
“Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat, i njëjti ka treguar se armët i mbanë të fshehura në stallë. Krim teknikët e kanë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë gjahu”.
Ndërkaq, rasti i dytë është zbuluar në mesnatë nga policët e trafikut rajonal në një pikë kontrolli në fshatin Grejkoc.
“Një automjet është ndaluar për kontroll dhe në çantën e krahut tek pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “ZORAKI M 906 B” me 4 fishekë të kalibrit 7.65mm”.
Për të dy rastet thuhet se është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar inicimin e rasteve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.