Lajmet e fundit
Policia e Qarkut të Elbasanit ka përfunduar me sukses një aksion të organizuar mesnatën e së mërkurës, rreth orës 1 të mëngjesit, gjatë të cilit është ndaluar një mjet furgon me 3000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Siç raportojnë forcat policore , pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Elbasan janë vënë në ndjekje të automjetit, që po udhëtonte drejt fshatit Shtëpanjë të Komunës Gostimë, në Elbasan.
Megjithatë, forcat policore nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesin e mjetit furgon, me targa FR 5776 D, i cili sapo ka parë që po ndiqej prej policisë ka braktisur mjetin dhe, duke përfituar nga errësira dhe zona e pyllëzuar, është larguar nga vendngjarja.
Furgoni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e dyshuar bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Ky mjet, pas verifikimeve të policisë, rezulton të jetë vjedhur në qytetin e Fierit më 30 shtator të vitit 2014,transmeton Top Channel.