Lajmet e fundit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë pati takim me Muhedin Nushin zëvendëskryetarin e Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Temë e këtij takimi ishte vonesa e pagave për punëtorët teknik të gjashtë shkollave në Prishtinë.
Përfaqësuesit e shkollave patën tri kërkesa për komunën e Prishtinës, si këto më poshtë:
1.Presim deri të enjten me datë: 09 nëntor, nëse pagat nuk procedohen, atëherë:
2.Të premten nga ora 11:00 deri në 12:00 do të protestohet para Komunës së Prishtinës, po nëse edhe këtë ditë nuk ka paga, atëherë:
3.Me 14.11.2017 do të fillohet me grevë.