Lajmet e fundit

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. "Rinia e përjetshme" është dëshira e gjithsecilit prandaj është e rëndësishme që të bëjmë kujdes me atë çfarë dhe se si e konsumojmë. Disa ushqime që ndihmojnë për një organizëm sa më të shëndetshëm janë:
Vaji i ullirit
Sipas një studimi të realizuar para katër dekadash, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.
Boronicat
Kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit, në vitin 1999 nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.
Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.
Kosi
Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të popullatës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.
Çokollata
Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2. /albeu.com/