Lajmet e fundit

Sipas hulumtimeve të bëra nga shumë ekspertë lidhur me jetëgjatësinë, ata kanë arritur në një përfundim duke vlerësuar si zona blu vendet e mesdheut.
Grekët, Sicilianët dhe japonezët janë popujt që kanë jetëgjatësinë më të madhe dhe nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësorë në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas ekspertëve ata janë popuj të cilët nuk mbajnë dieta strikte dhe njëkohësisht nuk marrin as suplmente për plotësimin e listës së ushqimeve që i konsumojnë.
E përbashkëta e këtyre popujve është mënyra e të ushqyerit të cilat ushqime pothuajse të gjithë i kanë të përfshira në tryezat e tyre.
Lista në vijim tregon se çka në të vërtetë konsumojnë këta popuj që janë kaq të shëndetshëm.
1. 95 përqind e ushqimit të tyre përbëhet nga frutat dhe perimet
2. Mishin e konsumojnë vetëm dy herë në javë
3. Konsumojnë peshk deri në tre herë në javë
4. Nuk konsumojnë produkte të qumështit
5. Hanë vetëm 3 vezë gjatë javës
6. Konsumojnë drithëra vazhdimisht
7. Bukën e kanë pa shtesa artificiale
8. Evitojnë përdorimin e sheqerit në mënyrë maksimale
9. Pijnë ujë më shumë se pjesa tjetër e popullatës
10. Alkoholin e zëvendësojnë me verë të kuqe
11. Përdorin çajin e gjelbër
12. Konsumojnë kafe të zezë
13. Proteinat i marrin nga frutat dhe perimet.