Allan “Whitney” Synder, ishte grimeri, stilisti dhe miku i mirë i ikonës së bukurisë, Marilyn Monroe.
Ai ishte “përgjegjësi” që shndërroi Monroe e pafajshme dhe të re, në gruan që edhe tani njihet si gruaja më e bukur në botë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund t’i lexoni disa truqe bukurie të cilat i ka praktikuar ai tek Monroe.
- Përdorte vaselinë përpara grimit
Allan gjithmonë aplikonte tek ajo vaselinë përpara se ta grimonte. Kjo gjë ndihmon që fytyra të duket më e shkëlqyeshmë dhe e butë.
- Si ti bëni buzët më voluminoze?
Në kohën kur nuk ishin shumë të popullarizuara operacionet plastike apo botoksi, grimerët kishin disa mënyra se si t’i bënin buzët që të duken më të plota. Për të krijuar një iluzion, Allan, në buzët e Monroe aplikonte lapsin me ngjyrë të errët më pas i mbushte me një ngjyrë të kuqe. Lapsi ngjyrë kafe dhe buzëkuqi krijonin më pas një ngjyrë të bukur, që bënin të dukeshin buzët e saj shumë më të plota.
- Aplikonte hije të bardhë tek sytë
Tek ikona e bukurisë, Allan, aplikonte gjithmonë hije të bardhë.
- I kushtonte rëndësi qerpikëve
Monroe dhe stilisti i saj gjithmonë siguroheshin që t’i ndanin qerpikët fals në dy pjesë. Kjo bënte që sytë e saj të dukeshin gjithmonë të mëdhenj dhe me një formë të shkëlqyer.