Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të emisionit NIN me Alaudin Hamiti, minutat ishin të rezervuara për këngëtaren Nora Istrefi.
Këngëtarja tejet e suksesshme së fundi lansoi edhe projektin e saj të fundit ‘’Sa t’kam dasht’’, këngë kjo e cila ka shpërthyer nga klikimet gjithandej ku dëgjohet shqip.
Në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, këngëtarja Istrefi shpalosi disa nga momentet e saja përgjat punës së saj profesionale që ka bërë në projektin e saj të fundit, duke treguar vazhdimisht që ky projekt ka arritur sukses ngase ka punuar dhe ka pasur përkrahjen e gjithë familjes së saj për gjithë këtë kohë të karrierës së saj në estradën kosovare, përcjellë Klan Kosova.
Nora, nuk harroi të tregoj që është një nënë tejet e përkushtuar dhe se vajza e saj Renee, ka ndryshuar pothuajse gjithë jetën e saj.
Krahas angazhimeve të shumta ku shihet tejet aktive edhe në koncerte të shumta Nora Istrefi, tregoi se tashmë është një njeri me më shumë përgjegjësi se sa më parë.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: