Lajmet e fundit

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi nuk pati deklaratë për media, por Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të takohet edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj e më pas edhe kryekuvendarin, Kadri Veseli.
Schmid pritet të deklarohet për media pas takimit me të parin e ekzekutivit, njofton Klan Kosova.
Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm gjatë vizitës në Kosovë do të takojë edhe përfaqësuesit e partive politike të Vetëvendosjes dhe LDK-së.