Lajmet e fundit

Bahri Sejdiu nga Bashkësia Islame e Kosovës, i ftuar në Info Magazine, ka folur edhe për deklaratën e ish-zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma, duke thënë se shprehja e tij e përdorur për haxhinjët “shkofshi e mos u kthefshi”, ishte një fjali shumë e ulët.
“Kjo është një shprehje e ulët e Lumës dhe të tjerëve të cilët mundohen që përmes fjalëve kinse fetare ti kundërshtojnë njerëzit fetarë”.
“Përpara është përmendur si shaka ose me pretendimin se nëse vdesin në haxh do të ju falen gjynahet, por nuk duhet të nisemi nga kjo që të fyejmë njerëzit”, duke shtuar se këta u thonë haxhinjëve, shkofshi e u kthefshi mirë në shtëpitë e juaja.