Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë për arsyen se pse protestuesit u zhvendosën për tek sheshi “Adem Jashari”.
“Në këtë pjesë dëgjohet zëri i qytetarëve më mirë nga salla e Kuvendit”.
“Deputetët duhet t’i thirren ndërgjegjes, historisë, pasi që krejt historinë e këtij populli tokat janë falë nga tavolina”.
“Ne nuk jemi kundër Demarkacionit, por kundër këtij demarkacionit”
Sejdiu, është shprehur i sigurt që sot nuk do të kalojë kjo marrëveshje.
“Demarkacioni nuk kalon sot, ka mjaftueshëm protestues, ky demarkacioni nuk kalon sot ne jemi të përkushtuar që në mënyrë paqësore t’i ndalojmë”.
Ai ka thënë se subjekti i tij politik dëshiron që protesta të kalojë në mënyrë paqësore.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne jemi të përkushtuar për protestë paqësore dhe që demarkacioni të mos kalojë”.
“Qeveria po jem mesazh të dhunës, pra me mijëra policë që të përballen me popull. Kjo është protestë paqësore, ne i kemi qytetarët nga të gjitha viset janë bashkangjitur me neve që të protestojnë”.