20.09.2022 · përditësuar para 1411 dite1 min lexim
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se levën e presionit të dialogut Kosovë-Serbi e bartin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se Gjermania dhe Franca mund të angazhohen në dialog, mirëpo, sipas tij, fjalën e fundit e thonë amerikanët.
“Nuk është hera e parë që shohim emisarë të ndryshëm që caktohen e enden nëpër Ballkan, por në fakt levën kryesore të presionit e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Sidomos pas Ukrainës, çdo gjë është në kuadër të një konstrukti të sigurisë, i cili për ShBA-në është edhe i rëndësishëm edhe i domosdoshëm”.
“Në këtë kuadër, unë mendoj se po Gjermania dhe Franca mund të angazhohen – së bashku me emisarin Miroslav Lajçak – mund të jenë palë që e bëjnë këtë fluturimin poshtë e lart, por në fund levën kryesore për marrëveshje e bartin amerikanët”.
Sipas tij, në fund diskutimi duhet të jetë në tavolinë me amerikanët si garantues të marrëveshjes.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.