Lajmet e fundit

Kryetari i Nderit të LDK-së, ish presidenti, Fatmir Sejdiu, e ka kritikuar mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës të LDK-së duke thënë se nuk u lejua askush të flasë përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Sejdiu madje ka thënë se as nuk u hodh në votim miratimi i rendit të ditës së këtij Kuvendi Punues.
“Është interesant që në këtë rend janë paraparë temat që është dashur të trajtohen me obligim statutar”.
“Statuti i partisë për përzgjedhjen e kryetarit nuk është si partitë popullore, një anëtar një votë. Por LDK-ja e ka përzgjedhjen e kryetarit me aklamacion”, ka thënë Sejdiu.