16.08.2016 · përditësuar para 3637 dite1 min lexim
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Adem Grabovci duhet të burgoset dhe se vetëm dorëheqja e tij nuk mjafton.
Dardan Sejdiu ka kërkuar edhe dorëheqje të tjera të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ademi në burg, tjerët dorëheqje dhe hetime deri ne ç'kapjen e plotë të pronto klanit nga çdo institucion në Kosovë”, ka shkruar Sejdiu.
Grabovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, për shkak të përgjimeve të publikuara kohëve të fundit, ku ai dëgjohet duke akorduar pozita në institucione shtetërore për përkrahës të PDK-së dhe punësim jo meritor.
Gjithsesi, një vendim nga organet e drejtësisë në Kosovë se a përbëjnë vepra penale ato çfarë dëgjohen në përgjime nga Grabovci ende nuk ëshë dhënë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.