Lajmet e fundit

Është Dardan Sejdiu, Nënkryetari i Prishtinës i cili së fundmi ka bërë shaka me një çështje që ka të bëjë me Ministrin e Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.
Sipas Sejdiut ky i fundit së shpejti do të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi.
Këto deklarime Nënkryetari i Prishtinës i bëri përmes rrjetit të tij socila Facebook duke shkruajtur si vijon:
''Në fakt me këtë ritëm të punësimit ky ministër së shpejti do të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi. Pasi që ngriti pensionet, e bëri papunësinë pambuk, vitin tjetër ky do ti hap kufijtë e Kosovës për fuqi punëtore nga shtetet mike''.
Këto reagime vijnë menjëherë pasi vet Ministri i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi publikoi raportin final për të arriturat e MPMS-së gjatë vitit 2015.