Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i shoqëruar nga drejtori i policisë Shpend Maxhuni, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ku u pritën nga drejtori rajonal, Nehat Thaqi.
Sefaj theksoi se në kuadër të angazhime të përditshme janë të parapara edhe vizitat nëpër drejtori rajonale të policisë, për të parë nga afër angazhimet dhe përpjekjet që bënë policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ai tha se krahas angazhimeve të policisë do të angazhohet të përkrahë në aspektin politikpër përmirësimin e kushteve. Tashmë është në fazëne fundit ligjit për pensionim të Policisë.
Ndërsa drejtori i policisë, Shpend Maxhuni theksoi se përkundër specifikave të veçanta, policia e rajonit të Mitrovicës është jashtëzakonisht e përkushtuar për të implementuar objektivat dhe prioritet strategjike të PK-së.
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në MitrovicëNehat Thaqi theksoi se situata e përgjithshme në këtë rajon është shumë e mirë.