Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare shtesë për fundvit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Mjetet të cilat do t’i bartë MPB-ja për Policinë e Kosovës në bazë të këtij vendimi, janë siguruar pas negociatave që ka bërë Sefaj me kompaninë austriake. Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milionë e gjashtëqind mijë euro, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro. Pjesa qëkanë mbetur do tu jepen si mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shuma që ka ndarë MPB-ja për Policinë e Kosovës së bashku me paratë e buxhetit të Policisë së Kosovës, në total do të jetë 1 milion e 160 mijë e 425 euro, transmeton Klan Kosova.