Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u prit në nëj takim nga homologu i tij italian, Marco Minniti.
Në këtë takim, theks i veçantë iu vu bashkëpunimit në mes të të dyja shteteve, e në veçanti në fushën e sigurisë, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Sefaj falënderoi homologun e tij italian, për ndihmën dhe përkrahjen të cilën shteti italian i ka dhënë Republikës së Kosovës.
Ndërsa, nikoqiri i takimit theksoi se bashkëpunimi në mes të dyja shteteve do të thellohet edhe më tej dhe se në të ardhmen e afërt do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç‘rast do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale për bashkëpunim policor në mes të këtyre dy shteteve, transmeton Klan Kosova.