Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga desku për Kosovën, Kathryn Bondy.
Në këtë takim u diskutua për ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, sidomos për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Brendshme, transmeton Klan Kosova.
Ministri Sefaj kërkoi nga përfaqësuesja amerikane për vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit, sidomos në anëtarësimin e institucioneve tona në organizata ndërkombëtare policore.
Ndërkaq, Bondy theksoi se është shumë i rëndësishëm angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit.