Lajmet e fundit

Sebastian Sosa kthehet në cështje të Vllaznia. Në kaosin e krijuar në klubin shkodran nuk mund të mungonte një tjetër problemtatikë e mprehtë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet e skuadrës në fushën e blertë. Sulmuesi uruguajan është larguar drejt vendlindjes së tij që të premten e javës së kaluar dhe nuk është kthyer më në Shkodër. Askush te Vllaznia nuk mund të japë një përgjigjje të saktë se kur apo nëse 21-vjecari do të luajë sërish për kuqeblutë për pjesën e mbetur të sezonit, madje thuhet se sulmuesi i ka dhënë fund para kohë aventurës së dytë në Shqipëri. Rrogat e prapambetura dhe shqetësimet e vazhdueshme fizike e kanë shtyrë të prishë marrëveshjen me klubin, për të kërkuar një tjetër aventurë jashtë Shqipërisë, shkruan SuperSport.al.