Lajmet e fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohet amendamenti për ndryshime kushtetuese, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të kalojë ky amendament, pasi po kundërshtohet nga opozita dhe një numër i deputetëve nga pozita.
Procesin e vuri në pikëpyetje edhe dënimi i grupit “Drenica”, i cili ka ngjallur reagime nga shumë deputetë, shoqatat e dala nga lufta dhe parti politike, duke e quajtur dënim politik, të pabazuar dhe të padrejtë.
Kundër Speciales do të mbahet edhe një protestë e shoqatave të dala nga lufta, duke filluar prej orës 10:00, pikërisht në kohën kur edhe do të fillojë seanca plenare.