Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Azem Syla i cili është i kërkuar nga organet e rendit pas një aksioni të bastisjes gjatë ditës së djeshme nga EULEX dhe Policia e Kosovës mungon në seancën e sotme.
Syla është në kërkim si i dyshuar bashkë me 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.
Ndërsa avokati i Sylës, Tomë Gashi i kontaktuar nga Klan Kosova ka thënë se klienti i tij do të kthehet në Kosovë me përmirësimin e motit.