Lajmet e fundit

Klan Kosova njofton se seanca e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në orën 20.
Fillimisht seanca u shty për një orë, mirëpo tash është vendosur të mbahet në ora 20:00, ndërsa për momentin deputetët po qëndrojnë në zyrat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Seanca ishte paraparë që të mbahej sot në ora 16:00, por opozita hodhi gaz lotsjellës ende pa filluar tubimi i deputetëve në sallë.
Më pas një tjetër gaz lotsjellës ishte hedhur nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në momentin kur gati të gjithë deputetët, të pozitës e opozitës, ishin vendosur në sallë.
Opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë vazhdimin e seancës dhe jetën parlamentare në përgjithësi nëse kryeministri Isa Mustafa nuk i tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.