15.02.2018 · përditësuar para 3089 dite1 min lexim
Seanca solemne që ishte paralajmëruar të mbahej më 17 shkurt për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, nuk do mbahet këtë të shtune, njofton Klan Kosova.
Lajmin për media e ka konfirmuar Zyra e Protokollit nga Kuvendi i Kosovës.
“Seanca solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e planifikuar të mbahet të shtunën më 17 shkurt 2018, është shtyrë për të dielën më 18 shkurt 2018 - me fillim nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin për media.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.