Lajmet e fundit

Seanca për programin qeverisës do të vazhdojë të mërkurën.
Pozita dhe opozita ranë dakord për ndërprerjen e seancës së sotme që filloi nga ora 10:00 , njofton Klan Kosova.
“Pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, vazhdimi i seancës do të bëhet të mekurën, në orën 11:00”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Programi i Qeverisë Kurti për katër vjetët e ardhshme i prezantuar sot në Kuvend shkaktoi tensione në mes pozitës dhe opozitës.