Lajmet e fundit

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët me shumicë votash kanë votuar për organin përzgjedhës që do të përzgjedhë anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Më pas kryesuesi i seancës Sabri Hamiti ka hedhur në votim që me datën 30 mars të mbahet seanca e radhës ku do të votohen emrat e propozuar për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së, njofton Klan Kosova.
Plotësimi i këtij bordi është një nga rekomandimet për liberalizim të vizave të propozuara nga BE-ja.