Lajmet e fundit

Sot është bërë e ditur që do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, ka pasur një rezistencë të pakuptimtë në lidhje me diskutimin e rastit të Deharit.
“Kërkuesit e peticionit kanë kërkuar që komisioni të mblidhet më 2 dhjetor, e që pastaj komisioni të kërkoj seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin. Takim i komisionit është mbajt sot pas mbledhjes së kryesisë, e cila ka vendos që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më 13 dhjetor. Nuk ka nevojë që të pritet deri më 13 dhjetor, pse të mos mbahet seancaë herët” ka thënë në një intervistë në emisionin Info Magazine, deputeti Haskuka.
Ndër të tjera ai ka shtuar që data 13 dhjetor mundë dështoj për mbajtjen e seancës ngaqë kryesia e kuvendit do të këtë udhëtim jashtë vendit, përderisa bëri të ditur që ka pasur një kërkesë nga Vetëvendosje që kjo seancë të mbahet ditën e premte, meqë edhe është Dita Botërore e të Drejtave Të Njeriut.
“Do të mbahet seanca por data ende nuk është qartësuar. Në këtë seancë do të diskutohet për të gjitha problemet që nga koha kur është marrë lajmi për vdekjen e Astrit Deharit. Do të kërkojmë përgjegjësi institucionale për rastin” ka thënë Mytaher Haskuka.