Lajmet e fundit

Seanca plenare e radhës do të mbahet më 30 nëntor ku do të shqyrtohen 35 pika.
Këtë vendim e ka marrë Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes dy orëshe ndërkohë që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes i ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës që të mos përdorin gaz lotjsellës në seancë.
I pari i Kuvendit veprimet e opozitës i ka quajtur të padrejta duke shtuar se opozita e ka shndërruar Kuvendin në një problem, njofton Klan Kosova.
Veseli është shprehur se në mbledhjen e kaluar opozita ka sulmuar edhe personelin diplomatik me koktej molotovi dhe me gurë që sipas tij është e turpshme.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka nevojë të përdoret gaz lotsjellës dhe opozita duhet të tregojnë qartë se çfarë po donë.
Veseli është deklaruar se në seancën e radhës nuk do të ketë asnjë skenar provokues as nga kryetari e as nga askush në Kuvendin e Kosovës.
Ai protestën e paralajmëruar për 28 nëntor e ka cilësuar si të papranueshme dhe sipas tij askush nuk ka të drejtë që festën ta përdorin për qëllime politike.
Kjo sipas tij shpërfaqë dobësinë e opozitës.