Lajmet e fundit

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot.
Deputetët pritet të mblidhen në ora 10:00, njofton Klan Kosova.
Në këtë seancë do të diskutohen katër pikat e fundit të mbetura të rendit të ditës ku do të bëhet shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015 si dhe Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë- Nëna Terezë”.