Lajmet e fundit

Analisti Ilir Mirena në Zona B ka thënë se seanca e së enjtes e Kuvendit të Kosovës për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte është thjesht lojë me ata që po gjykohen, njofton Klan Kosova.
"Kjo është njëfar parodie një tallje për personat që po gjykohen. Kjo mbrojtje që po përpiqet nesër të bëhet është duke u realizuar pasi që dëmi veçse është bërë. Ky është një tentim me dalë me pak fytyrë, aq sa ju ka mbetur". /klankosova.tv