Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka kërkuar që seanca e sotme të ndërpritet në shenjë kundërshtimi për gjuhën fyese që është përdorur nga ish avokati i popullit, Sami Kurteshi ndaj Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
E për këtë ka pasur kundërshtim nga deputeti i AAK-se, Daut Haradinaj, i cili ka thënë që çështja e murit dhe e veteranëve është e rëndësisë së madhe e që nuk do të duhej te ndërpriteshin seancat, edhe pse gjuha fyese duhet të dënohet pa marrë parasysh ndaj kujt .
Shqipe Pantina e Vetëvendosjes ka kërkuar që dënimet për gjuhën fyese duhet të fillojnë nga krerët e shtetit, duke iu referuar kryeministrit e kryekuvendarit, ndërsa Arben Gashi i LDK-së ka thënë që Ministrja Hoxha duhet të ngre padi ndaj Kurteshit dhe se këto çështje të mos diskutohen në kuvend.
E rreth kësaj gjuhe ka kërkuar falje kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Po kërkoj falje për gjithë botën mashkullore. Jam i çuditur nga veprimet e Kurteshit, veçanërisht për fyerjet në herën e dytë. Shpresoj të mos ndodhin më” ka thënë Veseli.