Lajmet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të katërtën herë do të provojnë që të ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
Kësaj radhe, atmosfera në Kuvendin e Kosovës po duket pozitive. I qetë është edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Në adresimin e shkurtër në fillim të seancës para ligjvënësve, shefi i qeverisë iu tha atyre që ta votojnë Demarkacionin, njofton Klan Kosova.
Fjalimi i Haradinajt kaloi pa u penguar. Veçse, deputetët e Vetëvendosjes ia vendosën para syve peticionin, siç thanë të nënshkruar nga 205 mijë qytetarë.
Kronikë e zgjeruar nga Artiana Matoshi.