Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator.
Në seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.