Lajmet e fundit

Ndonëse kanë kaluar disa minuta që prej kohës kur duhet të fillonte seanca e paralajmëruar për Demarkacionin, ajo nuk ka nisur akoma.
Në sallë tashmë janë disa deputetë prezentë, mes tyre Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj, Time Kadrijaj, Milaim Zeka, Adem Mikullovci e të tjerë, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, paraprakisht ka pasur edhe takime në mes të grupeve parlamentare për të koordinuar veprimet se si do të procedojnë në seancën e sotme.
Përvec disa ministrave, në sallën e Kuvendit nuk është i pranishëm kryekuvendari, Kadri Veseli.
Në Kuvend është edhe kryeministri Ramush Haradinaj derisa është raportuar se në Kuvend janë parë edhe deputetët e Listës Serbe.