Lajmet e fundit
Bufeja e Kuvendit të Kosovës ishte vendi i vetëm ku pozita arriti ta realizojë planin për mbajtjen e seancës, e papenguar nga opozita.

Seanca e të premtes mbrëma e Kuvendit të Kosovës nuk u mbajt dot në sallën e seancave plenare.
Kjo pasi opozita përdori të gjitha mjetet që kishte në dispozicion për të penguar këtë gjë - që nga vërshëllimta, hedhja e shisheve plastike deri tek skenari tashmë i njohur eksplodimi i gazit lotsjellës.
Kjo bëri që mazhoranca të vendosë që atë ta vazhdojë në bufenë e Kuvendit të Kosovës.