Lajmet e fundit

Sead Alushi i cili u gjet më 28 prill të 2015-së në lumin Ibër dhe u varros dy ditë më vonë, mendohej se ishte mbytur në ujë.
Por tani një vit e gjysmë më vonë, Klan Kosova ka gjetur të dhëna që e hedhin poshtë konstatimin për mënyrën e vdekjes së 17 vjeçarit nga Suhodolli i Mitrovicës.
Prokurori i EULEX-it, Paskal Persons, e kishte mbyllur rastin edhe pse në raportin e autopsisë kishte te dhëna qe djaloshi kishte vdekur nga lëndime të marra në kokë.
Në përshkrimin e mjekut ligjorit Flamur Blakaj, thuhet se vdekja e Sead Alushit erdhi si pasojë e gjakderdhjes nga veprimi mekanik i një mjeti të fortë ose rënies në një mjet të fortë.
E gjithë kjo kishte ndodhur në rastin kur i ndjeri bashkë me dy shokë të tjerë Albin Shabani e Gëzim Mehmeti kishin shkuar për të grabitur një qen në një objekt, mu aty ku bashkohen lumenjtë Ibër e Sitnica.
Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga Blerta Ahmeti.