Lajmet e fundit

Pas bashkëpunimit me reperin Skivi, Soni Malaj ka nisur xhirimet për projektin e ri me këngëtarin Gena.
Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Soni është shfaqur në një fustan të kuq me të cilin duket e mrekullueshme.
Në këtë postim, këngëtarja paralajmëroi këngën e re, duke e etiketuar edhe Genën.
Nuk dihet ende se cilit zhanër i përket kënga e cila po i bënë bashkë dy artistë mjaft të suksesshëm në estradë.