Lajmet e fundit

Reperi kosovar Majk, që gjatë sezonit të verës solli poathujse hitin më të madh të këtij viti në bashkëpunim me Ghetto Geasy, është në përgatitje të një kënge të re.
“Sjena mo” ishte njëra ndër bashkëpunimet më të dëgjuara, madje mblodhi edhe mbi 20 milionë klikime në youtube, njofton Klan Kosova.
Por, tani pas suksesit të madh me "Sjena mo", Majku paralajmëroi projekt tjetër, duke postuar një fotografi në Instagram e duke e vet konfirmuar lajmin me shkrimin “Coming soon”.