Lajmet e fundit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se fabrika e kërpudhave në Mitrovicë do të hapet shumë shpejtë.
Kjo fabrikë është një prej premtimeve të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i përket pikërisht partisë të cilën e drejton Pacolli, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit:
“Përshendetje miqtë e mi, vetëm dua t'i ndaj këto foto së bashku me ju!
Fabrika e kërpudhave në Mitrovicë tanimë është gati për të filluar (shpejt do të bëhet edhe hapja) eksportin e saj në Evropë! Lajm shumë i bukur ky. Urime! Vazhdojmë me fabrikat të tjera, shpejt në Gjakovë, Ferizaj dhe Lebanë të Prishtinës.
Por një gjë, a mundeni me e marrë me mend se Qeveria e Kosovës vetëm çka ka penguar në tërë rrugëtimin e kësaj fabrike, ka bllokuar çdo mundësi dhënie ndonjë hapësire për të ngritur këtë aktivitet. Është dashtë të marrim toke me qira për të ngritur këtë veprimtari përkrah shumë hapësirave që rrinë bosh.
Falenderojmë kryetarin e Komunës së Mitrovicës për angazhimin e tij personal.
Kur AKR të qeverisë hapja e objekteve prodhuese do të jetë përditshmëri”, shkruan Pacolli.