Lajmet e fundit

Ka nisur rregullimi i shkallëve tek "Kroi i Bardhë" në Prishtinë.
E së shpejti do të nis rregullimi i shkallëve edhe tek Posta.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu.
"Përmirësimi i kohës nënkupton edhe nisjen e intervenimeve jashtë sikurse rasti sot me shkallët tek Kroi i Bardhë. Së shpejti edhe me shkallët tek Posta. Ky është vetëm fillimi!".
Rregullimi i shkallëve në këtë pjesë ka qenë problem për qytetarët.
Shpesh atyre iu është pamundësuar qarkullimi normal.