Sekretarja e shtetit në Pensilvani ka thënë se nuk do të urdhërojë rinumërim votash në këtë shtet.
Sipas Kathy Boockvar, fitorja e Joe Biden është mjaft bindëse dhe nuk ka nevojë për një gjë të tillë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Disa shtete amerikane kanë rregulla që nënkuptojnë rinumërim automatik të votave nëse fitorja e një kandidati është brenda një kufiri të caktuar - për shembull me më pak se 0.5%.
Për shembull në Gjeorgji aktualisht është duke u zhvilluar një rinumërim për këtë arsye.
Sipas të dhënave të BBC-së, Joe Biden është me 60 mijë vota në epërsi nga 99% të votave të numëruara.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.