Lajmet e fundit

32 vjeçari Scott Disick, ish i dashuri i Kourtney Kardashian ka thënë për Us Weekly se ai dhe Kourtney ende kanë një marrëdhënie të ngushtë në mes vete, transmeton Klan Kosova.
“Doja të thoja që ajo do të jetë gjithmonë familje për mua dhe ndoshta personi që e dua më së shumti në botë, kështu që edhe pse nuk jemi bashkë, ne jemi ende afër njëri-tjetrit dhe ndihemi mirë për këtë gjë”, tha Scott.
Ai ka shtuar se ai ende mbanë kontakte me familjen Kardashian, dhe ka kaluar kohë edhe me Kim-in.