Lajmet e fundit

Prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman, është shprehur i inkurajuar me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale.
“Kuvendi i Kosovës i miratoi amendamentet kushtetuese dhe Ligjin që e shtron rrugën për themelimin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në deklaratën për media të Schëendiman.
“Jam i inkurajuar nga finalja e votimit, pasi ai e sjellë Kosovën një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011” thuhet më tej në deklaratën e tij, raporton Rel.