Lajmet e fundit

Arnold Schwarzenegger po i zvarrit këmbët në divorcin e tij me Maria Shriver, thonë burimet afër çiftit.
Maria ka aplikuar për divorc para katër vitesh. Thuhet se zgjidhja financiare është punuar shumë kohë më parë, dhe krejt çka ka mbetur është nënshkrimi.
Ata nuk kanë kontratë paramartesore, kështu që i kanë ndarë afërsisht 400 milionë dallarë.
Burimet thonë se nuk ka mbetur më asnjë çështje tjetër për t’u diskutuar apo zgjidhur, përveç nënshkrimit, por ai nuk është vënë ende.
“Sa herë që Maria thotë se ajo dëshiron që të ecën përpara me jetën e saj, Arnold i tërheq këmbët prapa”, ka shtuar ai.