Lajmet e fundit

Aktori, Arnold Schwarzenegger është zhveshur në filmin e tij më të ri "Terminator Genisys".
“Skenat nudo janë të sikletshme, por argëtuese. Në to ka biseda qesharake, dialog të këndshëm dhe humor të mrekullueshëm”, tha aktori 67-vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se pavarësisht sikletit,kjo është pjesë e punës së tij.
“Është diçka e pashmangshme, pasi ti duhet të bësh atë çfarë filmi të kërkon. Në disa skena duhet të mbulohesh, ndërsa në disa të tjera duhet të zhvishesh. Mendoj se askush nga ne nuk ka asgjë për të fshehur”, shtoi Schwarzenegger.