Lajmet e fundit

Arnold Schwarzenegger kohë më parë ishte në Londër, dhe duket se e shfrytëzoi këtë mundësi për të udhëtuar nëpër Europë.
Ai vizitoi Francën ku edhe u pa bashkë më të dashurën e tij, Heather Milligan ku së bashku shijuan një shëtitje romantike në qytetin e Parisit.
Ata shoqëroheshin nga truprojat, transmeton Klan Kosova.
Të dy dukeshin shumë në formë dhe dukej se kishin investuar në dukjen e tyre.
Ata pas shëtitjes ndaluan për të ngrënë drekë në një restorantet afër Kullës Eiffel.
Çifti janë së bashku tash e dy vite dhe duket se po e shijojnë lidhjen e tyre si kurrë më parë.
Çifti shihen ndonjëherë së bashku por megjithatë daljet e tyre në publik nuk janë aq të shpeshta.