Lajmet e fundit
I ftuar në programin “Howard Stern Show”, për të promovuar filmin e tij të ri, “Terminator Genusys”, Arnold Schwarzenegger ka folur me tepër për jetën e tij se sa për filmin. Aktori 67-vjeçar ka folur hapur rreth divorcit të tij nga Maria Shriver.

Schwarzenegger ka thënë se divorci me Maria-n në 2011 ka qenë padyshim një nga disavantazhet dhe dështimet më të mëdha në jetë. Ai ka treguar se ishte ai fajtori i kësaj ndarje për shkak të marrëdhënies së fshehtë me shërbëtoren e shtëpisë.
Pavarësisht situatës së keqe, ai vazhdon akoma të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me 4 fëmijët dhe me Miria-n. “Çdo gjë ka funksionuar mirë me ndihmën e ish-bashkëshortes sime”.
Ndërsa për sa i përket marrëdhënies së përfolur të djalit të tij me Miley Cyrius, Arnold është shprehur se Miley është një vajzë e mrekullueshme dhe se e përkrahte shumë romancën e tyre.