Lajmet e fundit

Drejtori Sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs ka bërë me dije se Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin Andre Schurrle.
Schurrle u bashkua në verë me Wolfsburgun, andaj ka pak gjasa që të largohet.
Edhe vet Allofs ka thënë se ata nuk janë të interesuar që t’i shesin futbollistët e tyre këtë verë.
“Është e qartë se Dortmund e do Schurrle dhe kjo lidhet me të kaluarën e tij me Tuchel.”
“Ne duam ta mbajmë Andre dhe të kualifikohemi në Champions League përsëri, bashkë më të”, ka thënë Allofs, transmeton Klan Kosova.