Lajmet e fundit

Martin Schulz, lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), pritet të marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, pavarësisht një kundërshtimi më të hershëm nga ana e tij për të pranuar një portofol ministror në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Klan Kosova.
Ish-presidenti i Parlamentit Europian, pritet të ndihmojë në kontributin e Gjermanisë në reformën e gjerë të BE-së, kërkuar të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Pasi partia e tij pësoi një humbje historike në zgjedhjet kombëtare të shtatorit, fillimisht ai refuzoi të bëhej pjesë e kabinetit të Merkelit dhe të hynte në koalicion me konservatorët e kancelares.
Sondazhet kanë treguar se shumica e gjermanëve kanë qënë kundër Schulzit për të marrë një portofol në qeverinë e re.